Për ne

KEP Trust u themelua në vitin 1999 nga “ICMC – International Catholic Migration Commission”, Gjenevë dhe “Klubi i Afaristëve të Prizrenit”. Aktualisht, është institucioni lider në sektorin e mikrofinancave në Kosovë i cili u ofron klientëve një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve financiare.
Përmbushja e qëllimeve financiare të klientëve dhe ndërtimi i lidhjeve të vazhdueshme me ta është në qendër të aspiratave të KEP Trust. Në këtë mënyrë KEP kontribuon direkt në krijimin e vendeve të punës, duke i dhënë një shtytje të madhe zhvillimit të ekonomisë së përgjithshme të vendit.

Krahas qendrës kryesore në Prishtinë, KEP Trust ka krijuar një rrjet prej 31 degëve moderne në të gjithë vendin, duke i sjellë shërbimet e veta sa më afër qytetarëve të Kosovës.

Misioni i KEP Trust është përmirësimi i standardit të jetesës dhe përkrahja e zhvillimit ekonomik të vendit duke siguruar shërbime financiare për individë dhe biznese.
KEP është i regjistruar në Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (tani Banka Qendrore e Kosovës) që nga viti 2000, dhe që atëherë ka funksionuar si institucion mikrofinanciar lokal.

Misioni Social

KEP është një institucion financiar inovativ, i krijuar me një mision të qartë social që të përmirësojë standardin jetësor të qytetarëve dhe të përkrahë zhvillimin ekonomik të vendit duke ofruar shërbime financiare dhe jo financiare për individë dhe biznese.

Një nga objektivat kryesore sociale të KEP është zvogëlimi i varfërisë në mesin e komuniteteve. Ne besojmë se kjo arrihet përmes përkrahjes së grupeve që nuk kanë kanë qasje apo që kanë qasje të kufizuar në burimet financiare.

Për më tepër KEP organizon dhe përkrahë financiarisht ngjarje dhe iniciativa të ndryshme në nivel lokal dhe regjional, të cilat mundësojnë promovimin e vlerave të ndryshme kulturore, sociale dhe sportive.

Bordi i Drejtorëve

Korab Sejdiu

Kryetar

Elza Herman

Anëtar

Barbara Wasmus

Anëtare

Birgit Rauleder

Anëtare

Arbër Hoti

Anëtar

Ekipi menaxhues

Shpend Nura

Kryeshef Ekzekutiv - Kryetar i Bordit Menaxhues

Adrian Alo

Kryeshef Financiar - Anëtar i Bordit Menaxhues

Hashim Sejdiu

Kryeshef i Biznesit - Anëtar i Bordit Menaxhues

Zana Bokshi – Kazazi

Kryeshefe e Burim. Nj - Anëtare e Bordit Menaxhues

Struktura organizative

Struktura organizative

Mundësi punësimi

Pozita Qyteti Afati i aplikimit
ANALIST KREDITOR Vushtrri 17/04/2024 - 23/04/2024

Kujdesi ndaj klientëve

KEP është këtu për t’i shërbyer klientët! Kjo përshkruhet më së miri duke shikuar produktet e jashtëzakonshme të krijuara për ta lehtësuar rrugën e klientëve drejt suksesit.

Ekipi menaxhues dhe stafi kanë për qëllim që secili klient të shfrytëzojë më të mirën nga produktet dhe shërbimet e KEP. Prandaj, jemi plotësisht të angazhuar në ofrimin e asistencës së nevojshme, në mënyrë që klientët tanë ta bëjnë përzgjedhjen adekuate.

CSR

KEP i kushton vëmendje të veçantë analizimit të rasteve të kredive në mënyrë që efektet nga investimet përmes tyre të jenë në harmoni me ambientin ku jetojmë dhe veprojmë.

Veç kësaj, që nga fillimi i operimit KEP ka ndërmarrë hapa konkret në përkrahje të iniciativave të ndryshme të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së grupeve të caktuara dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.

Sporti në nivel kombëtar, është ndër fushat ku KEP përkrah iniciativa të ndryshme. Në këtë drejtim, vlen të ceket përkrahja e vazhdueshme e Federatës së Hendbollit të Kosovës në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve të përfaqësueses, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Në anën tjetër, përkrahja financiare për grupet dhe personat në nevojë është një pikë tjetër, ku përmes iniciativave dhe kërkesave të caktuara, KEP ndanë mjete financiare të cilat ndihmojnë në zbutjen e gjendjes së vështirë të këtyre grupeve.

Krahas sportit dhe ndihmës së ofruar për organizata apo persona të ndryshëm në nevojë, institucioni ynë mbështet edhe iniciativa kulturore anembanë Kosovës.

Prokurimi

Çmimorja e shërbimeve

Cmimore

Ankandet

Privatësia e të Dhënave Personale

Për klientët individual ekzistues, të mëparshëm dhe të ardhshëm, si dhe Individët tjerë ndaj te cilëve mblidhen te dhënat personale (që tani e tutje do të referohemi me “Ju”)

Me këtë njoftim dëshirojmë të paraqesim tek ju, përkushtimin tonë në mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe respektimin e  privatësisë tuaj. KEP Trust (që tani e tutje do t’i referohemi si “NE”) nëpërmjet këtij Njoftimi  ju ofron të dhëna/informata të detajuara në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Qëllimi i këtij Njoftimi për Privatësinë e të Dhënave Personale është të ju njoftojmë se, çfarë të dhëna personale Ne mbledhim për Ju, arsyet pse i përdorim/mbledhim ato të dhëna personale, më kënd i ndajmë ato të dhëna personalë, sa gjatë i mbajmë ato të dhëna, cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t’i realizoni këto te drejta sa i përket te dhënave tuaja personale.

Për zbatimin e të drejtave të juaja dhe marrjen e informatave ne lidhje me te dhënat personale, Ju mund ti merrni këto informata në çdo kohe dhe kurdo që janë të nevojshme për ju, kur ju aplikoni për kredi, aplikim tjetër ose përdorni një produkt apo shërbim të caktuar:

1.Të Dhënat Personale Tuaja që Ne mbledhim dhe Përdorim?

1.1Në kuadër të aktiviteteve tona dhe për të arritur standard të lartë të produkteve dhe shërbimeve, ne mund të mbledhim dhe përdorim lloje të ndryshme të të dhënave tuaja personale deri në masën e nevojshme, duke përfshirë: a) Informatat e identifikimit si:  emri dhe mbiemri, numri i letërnjoftimit/identifikimit, vendi dhe data e lindjes, gjinia, fotografia; b) Informatat kontaktuese si: adresa postare dhe adresa e postës elektronike (E-mailit), numri i telefonit); c) Gjendja familjare si: statusi martesor, numri i fëmijëve; d) Informatat mbi edukimin dhe punësimin  si: profesioni/shkolla e kryer, punësimi, emri i punëdhënësit; e) Të dhënat bankare, financiare si: detaje të llogarisë bankare, pasqyra e llogarisë; f) Marrëdhëniet me klientin; g) Informatat lidhur me aktivitetet tuaja digjitale si; h) Të dhënat që lidhen me shprehitë dhe preferencat tuaja:; h) Të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona; i) Të dhënat nga ndërveprimet tuaja me ne: në degët tona (raportet e kontaktit), faqet tona të internetit, aplikacionet tona, faqet tona të mediave sociale, takimet, thirrjet, bisedat, postat elektronike (e-mailat), intervistat, bisedat telefonike; j) Të dhënat lidhur me aktivitetet e lira dhe interesat tuaja.

1.2 Të dhënat personale tuaja që mblidhen dhe përdoren nga Ne, mund të merren drejtpërdrejt nga ju ose të merren nga burimet e mëposhtme për të verifikuar ose pasuruar bazat e të dhënave tona:

  • Publikimet / bazat e të dhënave të vëna në dispozicion nga autoritetet zyrtare (p.sh. gazeta zyrtare);
  •  Klientët ose ofruesit e shërbimeve; c) Uebfaqet / faqet e mediave sociale që përmbajnë informata të bëra publike nga ju (p.sh. uebfaqen tuaj ose mediat sociale); dhe d) Bazat e të dhënave të bëra publike nga palët e treta.

2.Rastet Specifike të Mbledhjes së të Dhënave Personale, Përfshirë atë Indirekte

Në rrethana të caktuara, ne mund të mbledhim dhe të përdorim të dhënat personale të individëve me të cilët kemi, mund të kemi ose kemi pasur marrëdhënie direkte, apo klientët e mundshëm.

Për disa arsye, ne po ashtu mund të mbledhim informata rreth jush, ndërsa ju nuk keni marrëdhënie të drejtpërdrejta me ne. Kjo mund të ndodhë, ne rastin kur punëdhënësi juaj të na japë informata për ju ose detajet e kontaktit tuaj ofrohen nga një prej klientëve tanë nëse jeni,  ne rastin e: a) anëtarit  te familjes; b) Përfaqësues ligjor (me autorizim); c) Aksionar i kompanisë; d) Përfaqësues i një entiteti juridik (i cili mund të jetë klient apo shitës); e) Punonjës i ofruesve të shërbimeve dhe partner tregtar; f) Kontaktet personale.

3.Arsyeja dhe Baza Ligjore e Mbledhjes dhe Përpunimin të Dhënave tuaja Personale?

3.1 Ne i mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale në përputhje dhe për te përmbushur detyrimet e ndryshme ligjore dhe rregullative,  por duke mos u kufizuar ne:

3.1.1 Respektimin e ligjeve dhe Rregulloreve te BQK-se te aplikueshme për Institucionet Mikrofinanciar edhe financiare në pajtim me të cilat ne: a) Vendosim masat e sigurisë me qëllim të parandalimit të abuzimit dhe mashtrimit apo aktiviteteve tjera te ndaluara; b) Zbulojmë transaksionet që devijojnë nga modelet normale; c) Regjistrojmë, kur është e nevojshme,  telefonatat, bisedat, e-mailat gjate komunikimit me ju, etj; d) Parandalojmë Pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit; e) Përgjigjemi ndaj një kërkese zyrtare nga një autoritet publik ose gjyqësor i autorizuar; f) Definojmë  vlerësimin e rrezikut të kredisë dhe kapacitetin tuaj të kthimit te borxhit; g) identifikimin e juaj dhe për çështje sigurie; h) Pajtueshmëria me ligjet dhe rregulloret ne fuqi;

3.1.2. Realizimin e një kontratë me ju ose për të ndërmarrë hapa sipas kërkesës tuaj para lidhjes së një kontrate, këto te dhëna personale përdoren në mënyrë që: a) Të ju ofrojmë  informata lidhur me produktet dhe shërbimet tona; b) Të ju ndihmojmë dhe përgjigjemi në kërkesat/ankesat  tuaja si dhe për te krijuar komunikimin me ju; c) Të vlerësojmë nëse mund t’ju ofrojmë  një produkt ose shërbim dhe në cilat kushte; dhe d) Të ofrojmë produkte ose shërbime për klientët tanë (në kontekst të menaxhimit të parasë së gatshme); e) për te menaxhuar dhe kryer çfarëdo pagese (përfshire kthimin e kredisë) ne lidhje me shërbimet dhe produktet e kërkuara nga ju.

3.1.3 Përmbushjen e interesit tonë legjitim ne përdorim të dhënat tuaja personale për të shpërndarë dhe zhvilluar produktet ose shërbimet tona, për të përmirësuar menaxhimin e rrezikut dhe për të mbrojtur të drejtat tona ligjore, duke përfshirë: a) Dëshminë e transaksioneve; b) Parandalimin e mashtrimit; c) Trajnimin e stafit tonë; d) Menaxhimin e TI, duke përfshirë menaxhimin e infrastrukturës (p.sh.platformat e përbashkëta), e) vazhdimësinë e biznesit dhe sigurinë e TI; f) Krijimin e statistikave, testeve dhe modeleve të mbledhura për hulumtim dhe zhvillim, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të rrezikut ose përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve ekzistuese apo krijimin e të rejave;

3.1.4 Personalizimin e ofertës sonë përmes: a) Përmirësimit të cilësisë së produkteve ose shërbimeve tona financiare; b) Reklamimit të produkteve ose shërbimeve që përputhen me gjendjen dhe profilin tuaj, duke bere: a) Segmentimin e klientëve tanë dhe klientëve të mundshëm; dhe b) Administrimin e një gare, lotarie promocionale, dhurate, konkurrence apo fushate tjetër të ngjashme marketingu dhe menaxhimi të ngjarjes; c) Komunikimin për produktet, shërbimet, ofertat, lajmet tona; Shërbimi ndaj klientit, duke përfshirë përgjigjet në pyetjet tuaja; d) Përmirësimi dhe personalizimi i përvojës tuaj në uebfaqet dhe aplikacionet tona; e) Mirëmbajtja e llogarisë kreditore duke përfshirë administrimin e çdo programi lidhur me besnikërinë ose shpërblimin e klientit; f) Përpunimi dhe dhënia e çmimit të fituar nëpërmjet pjesëmarrjes tuaj në lojërat tona promocionale; g) Të dhënat tuaja mund të grumbullohen në statistika anonime që mund t’u ofrohen klientëve profesionistë për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e biznesit të tyre. Në këtë rast të dhënat tuaja personale nuk do të zbulohen kurrë dhe ata që pranojnë këto statistika anonime nuk do të jenë në gjendje të konstatojnë identitetin tuaj.

3.1.5 Respektimin e zgjedhjes tuaj nëse kemi kërkuar pëlqimin tuaj për një procesim/përpunim te te dhënave tuaja personale  specifik, në raste të caktuara, si: a) Kur qëllimet e mësipërme të çojnë në vendimmarrje të automatizuar, e cila prodhon efekte ligjore ose që ndikon dukshëm në ju.  Në atë moment, ne do t’ju informojmë  ndarazi për logjikën e përfshirë si dhe rëndësinë dhe pasojat e parashikuara të procesimit/përpunimit të tillë; a) Nëse ne duhet të bëjmë procesim/përpunimin të mëtejmë për qëllime të tjera nga ato të mësipërme, ne do t’ju informojmë ju dhe, aty ku është e nevojshme, te marrim pëlqimin tuaj; b) Për ndërveprim në rrjetet sociale për qëllime të organizimit të garave.


4.  Më kënd ne Ndajmë të Dhënat tuaja Personale?

4.1 Për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura, ne shpalosim të dhënat tuaja personale, tek: a) Ofruesit e shërbimeve që kryejnë shërbime në emrin tonë; b) Autoritetet financiare ose gjyqësore, agjencitë shtetërore ose organet publike, sipas kërkesës dhe në masën e lejuar me ligj; c) Disa profesionistë rregullativ si avokatët, noterët, auditorët e jashtëm, përmbarues, kompanitë tona të mbledhjes së borxheve

5.Si mund të Informoheni Për Ndryshimet e këtij Njoftimi për Privatësinë e Dhënave Personale?

Bazuar ne ndryshimet e vazhdueshme si ligjore dhe afariste, ne mund të kemi nevojë të përditësojmë rregullisht këtë Njoftim për Mbrojtjen e të Dhënave. Ne ju ftojmë të shqyrtoni versionin më të fundit të këtij njoftimi “online”  dhe ne do t’ju informojmë ju për çdo ndryshim material nëpërmjet faqes sonë të internetit ose nëpërmjet kanaleve të tjera të zakonshme të komunikimit

6.Për sa Kohë ne Ruajmë të Dhënat tuaja Personale?

Ne do të mbajmë të dhënat tuaja personale për periudhë më të gjatë  nga që  kërkohet me qëllim që të jemi në pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi ose ndonjë periudhë tjetër lidhur me kërkesat tona operacionale, lehtësimi i menaxhimit të marrëdhënieve me klientin dhe përgjigja ndaj kërkesave ligjore ose rregullative.

7.Cilat janë të Drejtat tuaja Ligjore dhe Si Mund t’i Realizoni Ato të Drejta?

7.1 Bazuar ne ligjet dhe rregulloret e aplikueshme, ju keni të drejte te informoheni si dhe te:

  1. Të keni qasje ne te dhënat tuaja personale: për te marre informata lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe një kopje të të këtyre te dhënave personale te përpunuara;
  2. Të korrigjoni te dhënat tuaja personale: kur mendoni se të dhënat tuaja personale janë të pasakta ose jo të plota, mund të kërkoni që të dhënat e tilla personale të ndryshohen duke na informuar me te dhënat e sakta;

Të fshini te dhënat tuaja personale: të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale, në masën e lejuar nga ligji dhe rregulloret ne fuqi.

  1.  Të kufizoni përpunimin e te dhënave tuaja personale: duke kërkuar kufizimin e përpunimit te të të dhënave tuaja personale.
  2. Të kundërshtoni përpunimin e te dhënave tuaja personale: duke kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale, për arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë. Ju keni të drejtën absolute të kundërshtoni përpunimin të dhënave tuaja personale për qëllime të marketingut direkt, që përfshin profilizimin lidhur me një marketing të tillë direkt.
  3. Të tërhiqni pëlqimin tuaj te dhëne për përpunimin e te dhënave personale: ne çdo kohe pas dhënies se këtij pëlqimi për mbledhje dhe përpunim të dhënave tuaja personale,
  4. Të bartni të dhënat tuaja personale: kur zbatohet në mënyrë të ligjshme, ju keni të drejtë të keni të dhënat tuaja personale që na keni dhënë ne, që ato t’iu kthehen juve apo, kur është teknikisht e mundur, të transferohen tek një palë e tretë.

7.2 Në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme, përveç të drejtave tuaja më sipër, ju po ashtu keni të drejtë të parashtroni një ankesë tek Agjencia Shtetërorë për Mbrojtjen te dhënave Personalë/Agjencia për Informim dhe Privatësi.

8.Si Mund të Na Kontaktoni?

Nëse keni pyetje ose komente rreth këtij Njoftimi, na dërgoni e-mail-in tuaj ne adresën elektronike në data_protection@keptrust.org

Tërheqja e pelqimit

Ju lutem, jepni të dhëna mbi arsyet e tërheqjes së pelqimit për procesimin e të dhënave personale duke klikuar këtu.

Dritarja Agro

Dritarja Agro ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në agro sektor. Klientët që mund të garantohen janë NMVM-të që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK) ose fermerët që posedojnë Certifikatë të Regjistrimit të Fermerit me Numër Identifikues të Fermës (NIF).
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Agro, ju lutem klikoni në këtë vegëz  

https://fondikgk.org/dritarja-agro/