Nënshkruhet marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet KEP Trust dhe Caritas Switzerland

Sot më 28.02.2019, në zyrën qendrore të KEP u nënshkrua marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet KEP Trust dhe Caritas Switzerland.

Përmes kësaj marrëveshjeje mundësohet vazhdimi i ofrimit të përkrahjes për fermerët e komunave Reçan, Shtërpce, Prizren, Kamenicë, Viti, Dragash, Deçan, Pejë dhe Mitrovicë, të cilët merren me kultivimin e dredhëzave, boronicave, mjedrave, bletëve etj.

Veç kësaj, të dy palët u pajtuan që do të bëjnë çmos që marrëveshje të tilla të ketë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të bëhet e mundur një përkrahje afatgjate ndaj fermerëve të Kosovës, duke dhënë kështu një kontribut të çmueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.