Apliko online për kredi

IMF Profili

KEP TRUST i njohur më herët si PROGRAMI KOSOVAR I NDËRMARRJEVE (KOSOVO ENTERPRISE PROGRAM) është njëri ndër institucionet më të mëdha mikro-financiare në vend i cili synon të ofroj shërbime financiare për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, si dhe për grupet e margjinalizuara me gjendje jo të favorshme në shoqërisë.

KEP ka filluar veprimtarinë si një program ekonomik i Komisionit Ndërkombëtar Katolik për Migrim (ICMC) në shtator të vitit 1999, për t'iu shërbyer nevojave për kredi të refugjatëve, të kthyerve, personave të zhvendosur brenda vendit dhe njerëzve migrues në Kosovë, menjëherë pas luftës. Që atëherë, KEP ka pasur si cak grupet e varfëra dhe ato me të ardhura të vogla por, ekonomikisht aktive, që kanë kapacitet për vetëpunësim dhe që shfrytëzojnë më tepër kreditë e ofruara.

KEP ka treguar përkushtim në dhënien e kontributit për ringjalljen ekonomike të Kosovës duke ofruar shërbime financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, duke siguruar kështu rritje të punësimit afat-shkurtër dhe të ardhura më të qëndrueshme për ekonomitë familjare.

Kalkulator i Kredisë

Kalkulo
 
  • Numri i Klientëve Aktiv 16,346
  • Portofolio Aktiv 34,411,168
  • Klientët e Shërbyer 79,326
  • Kreditë e Dhëna 169,862
  • Shpërndarjet Kumulative 400,180,013.20