Apliko online për kredi

Pse KEP

Angazhimi në krijimin e marrëdhënieve afatgjata dhe të shëndosha me klientët është një nga parimet kryesore që e dallojnë KEP nga të tjerët. Kjo nuk është vetëm një thënie e mirë! Ofrimi i mundësive më të përshtatshme, eksperienca, dhe gatishmëria për t'ju shërbyer në çdo kohë, janë vetëm disa karakteristika që e vërtetojnë atë thënien e mirë në fjalinë e parë. Në rast se ndaleni në njërën nga degët apo kërkoni informacione përmes telefonit, stafi i KEP do t'ju ofroj përvojën më të mirë.

Për më tepër, ofrimi i shërbimeve financiare që nga viti 1999 i ka mundësuar KEP Trust që të lidhet ngushtë me komunitetin lokal. Si rezultat, ai ka arritur të kuptojë më mirë nevojat e komunitetit dhe të zhvillojë produkte dhe shërbime duke u bazuar në nevojat reale të tij. Ky fakt i ka siguruar KEP një reputacion të jashtëzakonshëm, ndërsa menaxhmenti dhe stafi ndjehen krenar që nga qytetarët njihen si mbështetës të mëdhenj të tyre.

Prandaj, KEP Trust mund të përshkruhet si një institucion që kupton nevojat e komunitetit lokal, zhvillon produkte dhe ofron shërbime sipas këtyre nevojave dhe është gjithmonë fleksibil dhe i gatshëm për të ofruar mbështetje për nevojat financiare të komunitetit. Të gjitha këto fakte janë disa nga arsyet që përgjigjen në pyetjen "Pse KEP?"

Kalkulator i Kredisë

Kalkulo
 
  • Numri i Klientëve Aktiv 16,346
  • Portofolio Aktiv 34,411,168
  • Klientët e Shërbyer 79,326
  • Kreditë e Dhëna 169,862
  • Shpërndarjet Kumulative 400,180,013.20