Apliko online për kredi

Historiku

KEP Trust ka filluar aktivitetin më 1999 si projekt i Komisionit Ndërkombëtar Katolik të Migrimit me seli në Zvicër, me qëllim të përmbushjes së nevojave të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, duke u fokusuar fillimisht në refugjatët Kosovar të rikthyer pas përfundimit të luftës.

Që nga ajo kohë, KEP ka qenë i angazhuar për të kontribuar në rivitalizimin ekonomik të Kosovës duke ofruar shërbime financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, dhe duke siguruar kështu rritje të punësimit dhe të ardhurave më të qëndrueshme familjare.

KEP ka qenë gjithmonë i menaxhuar nga një ekip i fortë dhe dinamik, menaxherë të kualifikuar të degëve, përfaqësues kreditor të aftë dhe të motivuar dhe staf administrativ që mundësojnë përmbushjen e misionit të KEP Trust.

Kalkulator i Kredisë

Kalkulo
 
  • Numri i Klientëve Aktiv 15,555
  • Portofolio Aktiv 32,601,754
  • Klientët e Shërbyer 78,317
  • Kreditë e Dhëna 167,336
  • Shpërndarjet Kumulative 394,077,806 €