Apliko online për kredi

KEP Trust pranoi mirënjohje për kontribut të vazhdueshëm ndaj Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar

Me rastin e shënimit të 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të
Kufizuar, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, në bashkëpunim me Handikos
organizuan një konferencë që kishte për qëllim promovimin e avancimit të të drejtave
ligjore të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë.


Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeshefi ekzekutiv i KEP Trust, z. Shpend Nura, i cili
në emër të KEP Trust pranoi mirënjohjen për përkrahje të vazhdueshme ndaj Forumit
Kosovar të Aftësisë së Kufizuar.


Si gjithnjë deri më tani, KEP Trust do të vazhdojë të ofrojë përkrahje për organizatat të
cilat merren me avancimin e të drejtave të të gjitha grupeve në nevojë brenda shoqërisë
sonë.

Kalkulator i Kredisë

Kalkulo
 
  • Numri i Klientëve Aktiv 17,276
  • Portofolio Aktiv 36,998,999.61
  • Klientët e Shërbyer 80,897
  • Kreditë e Dhëna 173,883
  • Shpërndarjet Kumulative 409,692,656.62