Apliko online për kredi

Parimet e Kreditimit

KEP përpiqet t'i shtrijë shërbimet e tij tek grupet më të margjinalizuara dhe me gjendje jo të favorshme në shoqëri, që shpesh gjinden të përjashtuar nga sektori i rregullt i ofrimit të shërbimeve financiare. KEP është gjithashtu shumë i përkushtuar në implementimin e drejtë të parimeve të kreditimit dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë.

KEP nuk do të diskriminojë asnjëherë në politikat dhe në procedurat e veta të kreditimit në bazë të:

  • Moshës
  • Racës apo Ngjyrës
  • Gjinisë
  • Statusit Martesor
  • Përkatësisë Etnike
  • Religjionit

KEP TRUST është i përkushtuar plotësisht në sigurimin e mundësisë që të gjitha aplikacionet të gjykohen me drejtësi dhe në bazë të meritave dhe kritereve të plotësuara të sigurojë që menjëherë pas aprovimit të kredisë, klienti të informohet në tërësi për afatet dhe kushtet e kredisë. KEP poashtu do t'i ndihmojë këta klientë me plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Mbrojtja e mjedisit është një parim tjetër ndaj të cilit KEP është jashtëzakonisht i përkushtuar dhe kjo pasqyrohet plotësisht në politikat e tij të kreditimit. KEP nuk do të ofrojë kredi që janë menduar për aktivitete dhe biznese që dëmtojnë mjedisin apo shëndetin publik, apo për aktivitete që nuk janë në pajtim me ligjet e zbatueshme për mjedisin.

 

Kalkulator i Kredisë

Kalkulo
 
  • Numri i Klientëve Aktiv 15,555
  • Portofolio Aktiv 32,601,754
  • Klientët e Shërbyer 78,317
  • Kreditë e Dhëna 167,336
  • Shpërndarjet Kumulative 394,077,806 €