Për Ne

KEP Trust është institucioni më i madh mikrofinanciar në Kosovë i cili u ofron klientëve një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve financiare. Përmbushja e qëllimeve financiare të klientëve dhe ndërtimi i lidhjeve të vazhdueshme me ta, është në qendër të aspiratave të KEP Trust. Në këtë mënyrë KEP kontribuon direkt në krijimin e vendeve të punës, duke i dhënë një shtytje të madhe zhvillimit të ekonomisë së përgjithshme të vendit.

Krahas qendrës kryesore në Prishtinë, KEP Trust ka krijuar një rrjet prej 33 degëve moderne në të gjithë vendin, duke i sjellë shërbimet e veta sa më afër qytetarëve të Kosovës.

Misioni i KEP Trust është përmirësimi i standardit të jetesës dhe përkrahja e zhvillimit ekonomik të vendit duke siguruar shërbime financiare për individë dhe biznese. Në të njëjtën kohë, KEP shikon përpara në arritjen e vizionit për të ofruar një botë të shërbimeve të përgjithshme financiare.

KEP është i regjistruar në Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (tani Banka Qendrore e Kosovës) që nga viti 2000, dhe ka funksionuar si institucion mikrofinanciar lokal. KEP nuk ka aksionarë dhe i gjithë fitimi dhe donacionet kapitalizohen.

Kalkulator i Kredisë

Kalkulator i Kredisë

  • Lloji i kredise:
  • Muajt:
  • Norma e Interesit:
  • Shuma e Kredisë:
  • Pagesa Totale
  • Kësti Mujor
  • Interesi Total
Reset
 
  • Numri i Klientëve Aktiv 12,750
  • Portofolio Aktiv 20,510,815
  • Klientët e Shërbyer 67,826
  • Kreditë e Dhëna 139,106
  • Shpërndarjet Kumulative 327,396,316 €