Institucioni më i madh mikro-financiar në Kosovë, KEP Trust, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi më Organizaten ‘Terre des Hommes’ nga Zvicra, për bashkë-financimin e grupeve te cenueshme ne Kosovë, ne kuader te projektit te financuar Zyra Zvicrane per Bashkëpunim per permirësimin e kushteve te jetesës dhe përfshirjen sociale te Romeve, Ashkalive, Egjiptasve dhe grupeve te tjera te margjinalizuara ne Kosovë.
Përmes kësaj Marrëveshje, KEP synon që të ndihmojë integrimin e ketij komuniteteti në shoqërinë kosovare. Qëllimi primar i këtij projekti është që të mbështeten financiarisht familjet e fëmijeve që sigurojnë të ardhura nga rruga, ashtu që këta fëmijë t’ju kthehen bankave shkollore, kurse prindërit e tyre te angazhohen ne biznese te vogla.
Ky projekt eshte ne perputhje me aktivitetin qe KEP ka per mision te realizoje ne bashkëpunim me organizata/shoqata të ndryshme vendore dhe ndërkombetare dhe qe kanë për qëllim ofrimin e shërbimeve financiare grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.
KEP vazhdon ti qëndrojë besnik misionit të vet social duke ndihmuar në përmirësimin e standardit të jetesës dhe përkrahjen e zhvillimit ekonomik të vendit duke siguruar shërbime financiare për individë dhe biznese.
KEP, Një hap më shumë…