KEP Sponzor Gjeneral me rastin e Ditës së Gruas Fermere 2013

Këtë vit Institucioni Mikrofinanciar KEP ka shpërblyer me çmimet në vlerë prej 3,000 EURO Gruan Fermere më të mirë prodhuese për vitin 2013 dhe me 3,000 EURO Gruan Fermere më të mirë përpunuese për vitin 2013, të produkteve të tyre bujqësore (pra ne total shpërblimet në vlerë prej 6,000 EURO janë ndarë nga KEP). Në këtë event te rëndësishëm i cili është organizuar në Prishtinë, i organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe USAID-it, kanë marrë pjesë 200 gra fermere nga mbarë vendi si dhe personalitete tjera të rëndësishme të vendit. Në këtë konferencë kaq të veqantë është theksuar edhe njëherë roli i pa-zëvëndësueshëm i gruas në zhvillimin e ekonomise vendore dhe asaj familjare. Në ditet e sotme gruaja duhet te perfshihet më shumë ne vendimmarrje dhe krijimin e zhvillimin e bizneseve në menyrë qe edhe ajo te mund të përparojë e pavarur në ambiciet e saja biznesore.

Në një fjalim rasti të mbajtur nga Kryeshefi Financiar i KEP zt. Alket Gradeci mes tjerash theksoi: ‘Në vazhdën e përkushtimeve që KEP ka bërë në sektorin e Bujqesisë/Agrokulturës ne vend, dëri me tani (që nga vitit 1999) KEP ka investuar rreth 50 milion EURO (në formë të kreditimit dhe donacioneve te ndryshme) ne zhvillimin e bujqësise dhe eshte një ndër përkrahësit më të mëdhenjë në vend, te aktiviteteve dhe ngjarjeve që kanë për qëllim të vënë në pah rolin e bujqësisë’.

Përmes këtij financimi per dy fitueset e sivjetme të çmimit të Gruas më të mirë Fermere 2013, KEP ka dëshmuar që çdoherë do jetë mbështetës dhe njëkohësisht inicues i aktiviteteve të ndryshme bujqesore dhe sociale për zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqerisë në vend. KEP-i ka qene dhe eshte Institucioni më i madhë Mikrofinanciar në vend dhe Institucioni tek i cili mund te drejtohet çdo qytetar i cili ka nevoja financiare, me ç’rast ekipi i KEP do jetë gjithmonë i gatshëm të i ofrojë zgjidhjen më adekuate për të rritur dhe zgjeruar biznesin dhe poashtu për të përmirësuar kushtetet e jetesës së tyre per produkteve kreditore që ofron.

Mëposhtë mund ta gjeni linkun e komunikates zyrtare te leshuar nga Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural:

http://www.mbpzhr-ks.net/?id=5,0,0,1,a,880