KEP vazhdon te kontribuoj ne zhvillimin e vendit

Gjatë kësaj ceremonie të pranim-dorëzimit të këtij donacioni të pranishem ishin përfaqesuesit nga KEP Trust, stafi dhe nxënësit nga Shkolla Fillore ‘FAIK KONICA’.

Ky donacion ka për qëllim krijimin e kushteve më të përshtateshme për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë procesit të mësimit.

Në një fjalë rasti drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni, Kryeshefi i Biznesit të KEP Trust, zt. Hashim Sejdiu ndër tjerash theksoi: “se objektivi primar i KEP-i është të kontribuoj në ngritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve në vend përmes formave të ndryshme, qoftë me anë te kreditimit apo donacioneve te tilla”. Gjithashtu, zonja Kumrije Sahiti drejtoresha e shkollës fillore ‘FAIK KONICA’ ndër tjerash tha se: ‘ Ky donacion nga KEP, është mirëpritur shumë nga i gjithe stafi dhe sidomos nga nxënësit e shkollës sepse tani e tutje nxënësit do kenë mundësi që t’i shfrytezojnë ato për te mësuar edhe më shumë në shkollë’.

Institucioni Mikrofinanciar KEP dëri tani ka financuar në forma të ndryshme shumë institucione, shoqata apo grupe të ndryshme të komunitetit me qëllim që të ndikohet në ngritjen dhe zhvillimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve, ne mënyre që të gjithë te jetojne më mirë.

KEP permes rrjetit prej 33 degëve te cilat shtrihen në të gjithë vendin, u ofron qasje në shërbime financiare dhe jo financiare të gjithë qytetarëve.