Administrator i Sistemeve/Rrjetit

Vendi: Prishtinë

Afati i aplikimit: 11/03/2024 - 17/03/2024

LOKACIONI: Zyra Qendrore, Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 07/2024)

RAPORTON TEK: Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative                                                           

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore: 

  • Instalimi, konfigurimi dhe menaxhimi i Serverëve (fizik dhe virtual)
  • Instalimi, konfigurimi dhe menaxhimi i pajisjeve të Rrjetit
  • Dizajnimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e rrjetit (LAN/WAN)
  • Përditësimi i sistemeve operative
  • Arkivimi i rregullt i konfigurimeve
  • Monitorimi/raportim i vazhdueshëm i performances së LAN/WAN dhe Serverëve
  • Shërben si person kontaktues në rast të paraqitjes së problemeve me sisteme apo rrjet
  • Përgatitë dhe mirëmban dokumentacion të detajuar për rrjetin dhe sistemet
  • Analizimi dhe planifikimi i kapaciteteve të sistemeve/rrjetit
  • Administrimi dhe kontrollimi i qasjeve të shfrytëzuesve
  • Zbaton, mirëmban dhe përditëson politikat dhe procedurat relevante
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Kualifikim universitar në drejtimet Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo të ngjashme është përparësi
  • Përvoja paraprake minimum 2 vite si administrator/e i/e sistemeve/rrjetit apo pozite e ngjashme;
  • Njohuri në sistemet operative MS Windows Server
  • Njohuria me sistemin operativ Linux është përparësi
  • Përvoje me virtualizime (Hyper-V dhe VMware);
  • Përvoje me pajisje të rrjetit, si Switch dhe Firewall;
  • Certifikimet në Microsoft dhe Cisco ofrojnë përparësi;
  • Përvoja me administrim të Office365 e dëshirueshme;
  • I/e aftë të punoj në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Patent shoferi.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është  17 mars 2024

 Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!