Administrator i Sistemeve/Rrjetit

Vendi: Prishtinë

Afati i aplikimit: 17/05/2021 - 11/05/2021

Lokacioni:  Selia Kryesore (Nr. ref: KEP 008/2021)
Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit të TI-së

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Instalimi dhe konfigurimi i Serverëve (fizik dhe virtual);
  • Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve të Rrjetit (përfshirë Switch dhe Firewall);
  • Dizajnimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e rrjetit (LAN/WAN);
  • Përditësimi i sistemeve operative;
  • Arkivimi i rregullt i konfigurimeve;
  • Monitorimi/raportim i vazhdueshëm i performances së LAN/WAN dhe Serverëve;
  • Ofron mbështetje për sistemet/rrjetin;
  • Shërben si person kontaktues në rast të paraqitjes së problemeve me sisteme apo rrjet;
  • Përgatitë dhe mirëmban dokumentacion të detajuar për rrjetin dhe sistemet;
  • Analizimi dhe planifikimi i kapaciteteve të sistemeve/rrjetit;
  • Administrimi dhe kontrollimi i qasjeve të shfrytëzuesve;
  • Zbaton, mirëmban dhe përditëson politikat dhe procedurat relevante.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Kualifikim universitar (Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo të ngjashme);
  • Përvoja paraprake minimum 2 vite si administrator/e i/e sistemeve/rrjetit apo pozite e ngjashme;
  • Njohuri në sistemet operative MS Windows Server (përfshirë AD, DNS);
  • Përvoje me virtualizime (Hyper-V dhe VMware);
  • Përvoje me pajisje të rrjetit, si Switch dhe Firewall;
  • Certifikimet në Microsoft dhe Cisco ofrojnë përparësi;
  • Përvoja me administrim të Office365 e dëshirueshme;
  • I/e aftë të punoj në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Patent shoferi.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 11 maj 2021

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!