ANALIST I TË DHËNAVE (Data Analyst)

Vendi: Prishtinë

Afati i aplikimit: 18/07/2024 - 25/07/2024

LOKACIONI: Zyra Qendrore- Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 24/2024)

RAPORTON TEK: Menaxheri i Njësisë se Analizimit të të Dhënave dhe Raportimit

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Posedimi i aftësive matematikore për të analizuar të dhënat kryesore operative dhe financiare.
  • Mbështetje ne matjen e performancës dhe pajtueshmërinë me rregullatorin.
  • Mbeshtetje ne raportimin për palët e interesuara dhe pajtueshmërinë me autoritetet.
  • Aftësitë teknike për të ekzekutuar në mënyrë të pavarur modele statistikore për klasifikimin e matjes, matjen dhe përkeqësimin e portofolit të kredisë.
  • Pjesemarrje në ekipin ndërfunksional, duke ndihmuar me përpunimin e të dhënave, iniciativat për përmirësimin e proceseve dhe automatizimin e raportimit.
  • Ekstraktimi ,i dhe organizimi i të dhënave në përgjigje të kërkesave të menaxhmentit.
  • Krijimi i tabelave dhe grafikone për prezantime vizuale

Aplikantët duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:

  • Preferohet diploma e nivelit master në matematikë, shkenca kompjuterike, statistika ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi matematikore për të kryer llogaritje të avancuara
  • Njohuri të forta me Microsoft Excel dhe SQL
  • Eksperiencë në përdorimin e mjeteve për vizualizimin e të dhënave si Power BI
  • Aftësia për të mësuar shpejt rregulloret që lidhen me mikrofinancën
  • Komoditet në përgatitjen dhe dorëzimin e raporteve tek vendimmarrësit
  • Aftësi të forta të të menduarit kritik

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 25 korrik 2024

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!