Zyrtar i Marketingut

Vendi: Prishtinë

Afati i aplikimit: 28/07/2021 - 05/08/2021

Regjioni:  Prishtinë-Selia Kryesore    (1)    (Nr. ref: KEP 015/2021)

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Komunikon në baza ditore me kompanitë që kryejnë shërbime të marketingut për KEP;
  • Merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe kampanjave të marketingut;
  • Monitoron mbarëvajtjen e kampanjave të marketingut;
  • Merr pjesë në krijimin e përmbajtjes për kanale digjitale e tradicionale të marketingut;
  • Mirëmban web faqen dhe rrjetet sociale të KEP;
  • Koordinohet me degët për të organizuar kampanja lokale të marketingut;
  • Monitoron vendosjen e elementeve vizuele nëpër degët e KEP;
  • Monitoron aktivitetet që sponsorizohen nga KEP nëpë vende të ndryshme të Kosovës;
  • Merr pjesë në organizimin e ngjarjeve (eventeve) të KEP;
  • Merr pjesë në projekte të hulumtimeve për nevoja të marketingut;
  • Merr pjesë në projekte për zhvillimin e produkteve të reja;
  • Kryen punë administrative si mbajtje të minutave të komitetit për marketing, mbledhje të ofertave, përgatitje të kërkesave për blerje të materialeve për nevoja të marketingut;
  • Punë të tjera të marketingut sipas nevojës.

 

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Kualifikim në marketing, komunikim, menaxhim biznesi, ose fusha të ngjashme (nuk përjashtohen personat që janë afër përfundimit të studimeve);
  • Së paku 2 vite përvojë pune në fushën e marketingut (përvoja në insitucione të ngjashme nuk është e domosdoshme, por paraqet avantazh);
  • Njohuri në menaxhim të rrjeteve sociale;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Meqë detyra kërkon edhe vizita nëpër degë, preferohet që kandidati/ja të posedojë apo të jetë në proces të kualifikimit për leje të vozitjes;
  • Aftësi për të shkruar kjartë;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi për të krijuar raporte dhe prezantime;
  • Nivel i avansuar i përdorimit të pakos Microsoft Office.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi . Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen

         Afati i fundit për aplikim është  dt. 05.08.2021

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!