ZYRTAR I PAJTUESHMERISE PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE (PPP) DHE FINANCIMIT TE TERRORIZMIT (FT)

Vendi: Prishtinë

Afati i aplikimit: 24/12/2020 - 04/01/2021

KEP Trust është institucion micro-financiar ne Kosovë, me 31 dege dhe mbi 200 punonjes. KEP Trust orfron mundësi të punësimit dhe perspektivë të mirë për karrierë dhe avansim personal për individë me ambicje, profesionalizëm dhe përkushtim për standarde të larta të performancës.

Ne kërkojmë kandidatë me entuziazëm dhe kualifikim për të plotësuar poziten vijuese:

ZYRTAR I PAJTUESHMERISE PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE (PPP) DHE FINANCIMIT TE TERRORIZMIT (FT)

Lokacioni: Zyra Qendrore, Prishtinë (Nr. ref: KEP 007/2020)

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Eshte përgjegjëse për te hartuar politikat dhe procedurat e brendshme te KEP Trust, sa i përket masave për parandalimin e pastrimit te Parave (PPP) dhe Financimit te Terrorizmit (FT).

  • Eshte përgjegjëse për përgatitjen dhe ofrimin e trajnimeve per AML për punonjesit, ne baza te vazhdueshme, se paku një herë ne vit siç eshte parapare ne legjislacionin ne fuqi.

  • Pergatit dhe zbaton planin e aprovuar vjetor te monitorimit per deget ku monitoron zbatimin e politikave dhe procedurave per PPP/FT.

  • I raporton Kryeshefit Ekzekutiv dhe kohe pas kohe Komitetit te Riskut të KEP Trust ne lidhje risqet e identifikuara.

  • Propozon vendosje te kontrolleve te nevojshme dhe ndihmon organet vendimmarrëse të Institucionit për të evituar rreziqet që i kanosen institucionit nga PPP/FT.

  • Keshillon deget dhe zyrtaret e KEP Trust ne zbatimin politikave dhe procedurave, me fokus ne identifikimin klienteve apo transaksioneve te dyshimta lidhur me PPP/FT.

  • Sipas kerkeses, ofron informacion për institucionet pergjegjese për çështje te luftes kunder PP/FT.

  • Ben raportimin mujor tek Njesia per Inteligjence Financiare.

  • Detyra te tjera sipas kerkeses se mbikqyresit te drejteperdrejte apo përshkrimit të punes.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Diploma e Fakultetit Juridik (Master, e preferueshme)

  • Provimi i Jurisprudencës i preferueshëm, por jo i domosdoshëm;

  • Minimum tri vite përvojë pune profesionale (pervoja ne institucionet Financiare dhe avantazh)

  • Njohuri të standardeve ligjore vendore dhe ndërkombëtare;

  • Aftësi të shkëlyeshme analitike;

  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;

  • Aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe të shkruar në gjuhën angleze;

  • Aftësi të mira në përpilimin e dokumenteve, akteve, me bazë juridike;

  • Njohuri  të avancuara nëperdorimin e programeve komjuterike.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 4 janar 2021.