Zyrtar i Thesarit dhe Raportimit

Vendi: Prishtinë

Afati i aplikimit: 06/03/2024 - 12/03/2024

LOKACIONI: Zyra Qendrore, Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 06/2024)

RAPORTON TEK: Udhëheqës i Departamentit të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar 

 Përmbledhje e punës:

Zyrtari i Thesarit dhe raportimit do të jetë përgjegjës për mbështetjen e institucionit me menaxhimin e parave të gatshme, financimin dhe parashikimin e likuiditetit, normat e interesit, investimin afatshkurtër dhe raportimin.

Përveç kësaj, ai/ajo do të mbajë menaxhimin e marrëdhënieve, operacionet e parave të gatshme dhe të thesarit, huamarrjen dhe investimin dhe do të ndihmoj në përmbushjen e politikave të përgjithshme dhe kërkesave rregullatore.                                                                    

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore: 

  • Përgjegjës për manxhim te aseteve financiare dhe borxhin duke përfshirë menaxhimin e parave të gatshme, menaxhimin e borxhit dhe investimin afatshkurtër të organizatës. 
  • Pergjegjes per raportim te partneret huadhenes dhe te rregullatori
  • Përgjegjës për rrjedhën e parave dhe parashikimin e fondeve 
  • Kryen dhe raporton analizën mujore të ndjeshmërisë së normës së interesit 
  • Përgjegjës për administrimin e kontratave, respektimin e zotimeve dhe të gjitha transaksionet bankare hyrëse dhe dalëse për llogari të Organizatës 
  • Përgjegjës për raportimin e detajeve të borxhit, zotimeve, parashikimit dhe të dhënave të tjera të lidhura me huamarrësit 
  • Përgjegjës për menaxhimin e likuiditetit dhe raportet e normës së interesit 
  • Monitoron, përditëson dhe raporton Planin Emergjent të Likuiditetit 
  • Pergjegjes per raportet periodike te partneret huadhenes
  • Kontribuon në zhvillimin e strategjive, operacioneve dhe politikave rreth veprimtarive të thesarit. 
  • Përdore teknologjinë e përparuar të magazinës së të dhënave dhe inteligjencës së biznesit 
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë 

 

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

 

  • Kandidatët duhet të zotërojnë një diplomë bachelor në Banka dhe Financa ose ndonje fushë të lidhur me të ose shkenca të dhënash/matematikë të aplikuar
  • Përvoja në raportimin financiar është e dëshirueshme. 
  • Certifikime në fushën e lidhur do të konsiderohet si avantazh 
  • Njohuritë mbi tregjet monetare, menaxhimin e investimeve të biznesit dhe strategjitë e financimit do të konsiderohen si avantazh 
  • Njohuri mbi softuerin e përpunimit të të dhënave . 
  • Komunikimi i mirë dhe aftësitë ndërpersonale, përfshijnë aftësitë e prezantimit
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

 Afati i fundit për aplikim është  12 mars 2024

  Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!