ZYRTAR MBESHTETES I DEGES

Vendi: Prishtinë

Afati i aplikimit: 04/05/2022 - 10/05/2022

(Zevendesim-Kontrate tre mujore)

Numri i vendeve te punes: 2 (dy) vende

Nje (1) Zyrtar per Regjionin e Prishtines-Nr. ref: KEP 08/2022  (i cili do ti mbuloj filialet: Lipjan, Besianë, Kastriot, Drenas)

Nje (1) Zyrtar per Regjionin e Gjilanit-Nr. ref: KEP 09/2022  (i cili do ti mbuloj filialet: Kamenice, Viti, Kaçanik, Shtime)

Raporton tek: Menaxheri i Deges

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Ofrimi i përkrahjes efektive në arritjen e objektivave të degës;
  • Të sigurojë se vizitorët dhe klientët e KEP Trust asistohen dhe këshillohen në mënyrën e duhur;
  • Ofrimi i shërbimit miqësor dhe profesional ndaj klientëve përgjatë procesimit të transaksioneve të klientëve;
  • Disbursimi i kredive dhe pranimi i ripagesave te kesteve te kredise nga klientët;
  • Ekzekutimi i pagesave dhe dëftesave të pagesës në para të gatshme;
  • Regjistrimi i parave të gatshme të pranuara dhe të paguara me kujdes dhe vëmendje;
  • Përgjegjës për bilancin e saktë të parave të gatshme në çdo moment;
  • Siguron regjistrimin me kohë dhe të saktë të të dhënave të klientit nga forma e aplikacionit për kredi dhe forma e analizës së kredisë, ndryshimet në detajet e kontaktit, numrat e telefonit etj. në databazat përkatëse të KEP Trust-it;

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Preferohet shkalla Universitare në Ekonomi apo edhe fushë tjetër dhe llogaritet si përparësi;
  • Aftësi të mira kompjuterike dhe njohuri të programeve kompjuterike të Microsoft Office;
  • Aftësi për të punuar në një ambient dinamik të punës dhe të jetë fleksibil;

Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është  10 maj 2022

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!