Zyrtar Mbështetës i Degës

Vendi: Xerxe

Afati i aplikimit: 11/01/2023 - 18/01/2023

Lokacioni:  Xërxë (Nr. ref: KEP 01/2023)
Raporton tek: Menaxheri i Degës 

• Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
• Ofrimi i përkrahjes efektive në arritjen e objektivave të degës;
• Të sigurojë se vizitorët dhe klientët e KEP Trust asistohen dhe këshillohen në mënyrën e duhur;
• Ofrimi i shërbimit miqësor dhe profesional ndaj klientëve përgjatë procesimit të transaksioneve të klientëve;
• Disbursimi i kredive dhe pranimi i ripagesave te kesteve te kredise nga klientët;
• Ekzekutimi i pagesave dhe dëftesave të pagesës në para të gatshme;
• Regjistrimi i parave të gatshme të pranuara dhe të paguara me kujdes dhe vëmendje;
• Përgjegjës për bilancin e saktë të parave të gatshme në çdo moment;
• Siguron regjistrimin me kohë dhe të saktë të të dhënave të klientit nga forma e aplikacionit për kredi dhe forma e analizës së kredisë, ndryshimet në detajet e kontaktit, numrat e telefonit etj. në databazat përkatëse të KEP Trust-it;

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

• Preferohet shkalla Universitare në Ekonomi apo edhe fushë tjetër dhe llogaritet si përparësi;
• Aftësi të mira kompjuterike dhe njohuri të programeve kompjuterike të Microsoft Office;
• Aftësi për të punuar në një ambient dinamik të punës dhe të jetë fleksibil;
• Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është  18 janar 2023

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!