Zyrtar Mbështetës i Degës

Vendi: Besianë

Afati i aplikimit: 20/05/2024 - 26/05/2024

Lokacioni: Besianë (1) (Nr. ref: KEP 13/2024)
Raporton tek: Menaxheri i Degës

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Ofrimi i përkrahjes efektive në arritjen e objektivave të degës;
  • Të sigurojë se vizitorët dhe klientët e KEP Trust asistohen dhe këshillohen në mënyrën e duhur;
  • Ofrimi i shërbimit miqësor dhe profesional ndaj klientëve përgjatë procesimit të transaksioneve të klientëve;
  • Disbursimi i kredive dhe pranimi i ripagesave te kesteve te kredise nga klientët;
  • Ekzekutimi i pagesave dhe dëftesave të pagesës në para të gatshme;
  • Regjistrimi i parave të gatshme të pranuara dhe të paguara me kujdes dhe vëmendje;
  • Përgjegjës për bilancin e saktë të parave të gatshme në çdo moment.
  • Siguron regjistrimin me kohë dhe të saktë të të dhënave të klientit nga forma e aplikacionit për kredi dhe forma e analizës së kredisë,ndryshimet në detajet e kontaktit, numrat e telefonit etj. në databazat përkatëse të KEP Trust-it.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Shkalla Universitare në Ekonomi apo edhe fushë tjetër, eshte e obliguar.
  • Aftësi të mira kompjuterike dhe njohuri të programeve kompjuterike të Microsoft Office.
  • Aftësi për të punuar në një ambient dinamik të punës dhe të jetë fleksibil;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Leja e vozitjes e domosdoshme.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 26 maj 2024

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!