ZYRTAR PËR VLERËSIM/MIRATIM TË KREDIVE

Vendi: Prishtinë

Afati i aplikimit: 12/12/2024 - 18/12/2024

LOKACIONI: Zyra Qendrore, Prishtinë (1) (Nr. Ref: KEP 34/2024)
RAPORTON TEK: Udhëheqësi i Departamentit të Rrezikut Kreditor

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Vlerëson kërkesat për kredi dhe vepron si pika përfundimtare e procesit të miratimit të kredive brenda kufijve të përcaktuar sipas fushës së përgjegjësisë.
  • Shqyrton, vlerëson dhe përgjigjet me kohë për vendimet në lidhje me kërkesat e pranuara për kredi nga personeli i zyrës për kredidhënie.
  • Analizon pasqyrat financiare dhe parashikon informatat financiare të klientëve.
  • Shqyrton kolateralin që ofrohet për kredi për të përcaktuar nëse kolaterali është mjaft i vlefshëm për ta mbuluar shumën e kredisë.
  • Siguron që plani investiv i klientëve është në përputhje me produktin kreditor dhe me qëllimin e kredisë.
  • Rekomandon dhe kërkon kushte të reja dhe/ose identifikon kushte shtesë sipas nevojës
  • Siguron pajtueshmërinë me të gjitha politikat, procedurat, rregullat e rregulloret brendshme relevante përkitazi me kërkesat për kredi.
  • Monitoron në baza periodike dhe bënë vizita në terren te klientët të cilëve iu kanë miratuar kreditë.
  • Identifikon rreziqet kryesore të kredive dhe bënë sugjerime për përditësimin e politikave dhe/ose për ndryshime.
  • Siguron njohuri të plota për të gjitha karakteristikat e produkteve kreditore sipas politikave dhe procedurave në fuqi.
  • Ndihmon dhe i propozon udhëheqësit të departamentit të përmirësojë proceset kreditore, dokumentacionin, politikat dhe produktet.
  • Rekomandon dhe kontribuon në hartimin e memorandumeve për rrezikun kreditor dhe çështjet e procesit të miratimit të kredive.
  • Raporton informatat e dyshimta për kërkesat e pranuara për kredi.
  • Përgatit raportin mujor për udhëheqësin e departamentit për kërkesat e shqyrtuara për kredi dhe për të gjeturat dhe çështjet kryesore që duhet shqyrtuar.
  • Përgatit raport për udhëheqësin e departamentit për çdo vizitë te klientët.
  • Çfarëdo detyre tjetër të caktuar nga udhëheqësi i departamentit.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Diplomë universitare në financa, ekonomi, ose një fushë të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme në vlerësimin e kredive ose një rol të ngjashëm.
  • Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohuri të mira të sistemeve financiare dhe softuerëve të përdorur për vlerësimin e kredive.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Aftësi për të ofruar rekomandime të bazuara në analiza të thelluara dhe praktikat më të mira të industrisë.
  • Leja e vozitjes e preferueshme

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 18 dhjetor 2024

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!