Biznesi i suksesshëm vjen nga idetë inovative të ndërmarrësve me guxim. I tillë është rasti i Z. Shefqet Krasniqi nga fsh. Tërpezë e Malishevës. Klienti merret me grumbullimin dhe paketimin e frutave dhe bimëve me veti shëruese.
Nga kredia e parë në shumë prej 2,000 € në vitin 2011, biznesi i tij ka pasur zgjerim dhe rritje me hapa të shpejtë. Ai tani më ka një hallkë prodhimi moderne dhe ka rritur e zgjëruar kapacitetet e vehta. Aktualisht grumbullon rreth 80 lloje të bimëve dhe frutave të malit dhe tenton të rris këtë numër deri në 200 sosh. Puna e tij i siguron të hyra për familjen dhe shumë familje tjera që tani bashkëpunojnë me të përmes 10 pikave grumbulluese anekënd Kosovës.
Shefqet krasniqi është klient shumë i respektuar në KEP Trust. Planet e tij për rritje dhe zgjerim të biznesit pohon se do i mbështet tek ne me arsyen e profesionalizmit korrektësisë dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimeve nga stafi i KEP Trust.