Kredi Kredi nga KEP në Postë

Apliko në Postë për kredi nga KEP!

Është e mundur!

Përmes marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet KEP Trust dhe Posta e Kosovës, qytetarët e kanë mundësinë unike për të aplikuar për kredi, pa u larguar nga zyrat postare.

Drejtohuni tek vendi i dedikuar për KEP brenda hapësirës së zyrave postare dhe aplikoni për kredinë që ju nevojitet.

Mund të aplikoni për vlerat e kredisë prej 200 EUR deri në 25,000 EUR.

Kreditë deri në 1,000 EUR ofrohen edhe për personat që nuk kanë histori kreditore. Aplikimi për këto kredi bëhet vetëm me letërnjoftim!

Gjithashtu, mund ta shfrytëzoni edhe mundësinë e pagesës së kësteve përmes zyrës postare të njëjtë apo përmes cilësdo prej 132 zyrave postare anembanë Kosovës.

Përparësitë:

  • Mundësi e aplikimit për kredi, apo pagesë të kësteve çdo ditë pune
    deri në orën 20:00 (në disa pika)
  • Në disa zyra postare edhe gjatë fundjavës dhe festave,
  • Mundësi e aplikimit për kredi nga KEP, në njërën prej 132 zyrave
    postare,
  • Mundësi e pagesës së kësteve mujore përmes zyrave të njëjta,
  • Kursim i kohës.

Kredi Kredi nga KEP në Postë