Njoftojmë klientët se KEP Trust është duke punuar në drejtim të kjartësimit të detajeve teknike për të mundësuar zbatimin e vendimit të dalë nga Banka Qendrore e Kosovës, mbi pezullimin e kësteve të kredive deri më 30.04.2020.
Në harmoni me vendimin e BQK-së, KEP Trust do t’i shqyrtojë kërkesat eventuale veç e veç, në mënyrë që situata e krijuar si pasojë e virusit #Covid19, të tejkalohet sa më lehtë.
Në bazë të kësaj, sa i përket mënyrës se si duhet të shtrohet kërkesa, KEP Trust do t’ju informojë në detaje ditëve në vijim.