Njoftim lidhur me orarin e ri të punës

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve nga ora 17:00 deri në 06:00, njoftojmë klientët se nga data 30.03.2020 degët e KEP Trust do të punojnë sipas orarit të shënuar në vazhdim.

E hënë – e premte

09:00 deri në 15:00

Shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje të gjithë klientëve për kujdes të shtuar dhe respektim të  udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.