Pas situatës së krijuar si rezultat i #Covid19, njoftojmë klientët dhe të gjitha palët e interesit se degët e KEP Trust vazhdojnë punën sipas orarit zyrtar, ndërsa në bazë të vendimit të qeverisë për ndalimin e hyrje-daljeve në dhe nga komunat Viti, Klinë dhe Malishevë, degët tona në këto komuna nuk do të punojnë deri në një njoftim tjetër.
Poashtu shfrytëzojmë rastin t’ju njoftojmë se të gjitha hapësirat e institucionit janë duke u dezinfektuar dhe se ky proces do të jetë i vazhdueshëm.
Megjithatë, marrë parasysh situatën aktuale, inkurajojmë klientët që aty ku ka mundësi të përdorin kanalet online si p.sh. aplikacionin e aplikimit online përmes linkut në vazhdim https://keptrust.org/forma-e-aplikimit/
Për më shumë informata rreth shërbimeve të KEP apo orarin e punës së degëve, ju lutemi kontaktoni përmes numrit pa pagesë 080000008, apo vizitoni web faqen zyrtare www.keptrust.org
Duke ju dëshiruar shëndet, ju inkurajojmë që të keni parasysh udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.