Që nga viti 2023, KEP Trust, në bazë të marrëveshjes me European Investment Fund (EIF), ka
implementuar me sukses një projekt që u ka mundësuar klientëve tanë kushte shumë më të favorshme
për kreditim. Ky bashkëpunim, i mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të Garancisë për
Rimëkëmbje Ekonomike – WB EDIF, ka siguruar garanci për kreditë e bizneseve të cilat kanë qenë në
përputhje me kriteret e përcaktuara nga EIF. Si rezultat, klientët e KEP Trust kanë fituar qasje më të
lehtë dhe më të sigurt në financim, duke rritur mundësitë e tyre për investim, zgjerim dhe zhvillim
afatgjatë.
Deri më sot, mbi 1,400 klientë të KEP Trust kanë përfituar drejtpërdrejt nga kjo marrëveshje, duke
dëshmuar ndikimin konkret dhe pozitiv të mbështetjes së ofruar nga EIF dhe BE. KEP Trust shpreh
falenderim të veçantë për EIF dhe Bashkimin Evropian për besimin dhe mbështetjen e dhënë, të cilat
kanë bërë të mundur këtë sukses.
KEP Trust mbetet i përkushtuar të vazhdojë partneritetin me institucione ndërkombëtare për të fuqizuar
bizneset lokale dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.