WE Finance Code është një iniciativë ndërkombëtare që synon të rrisë qasjen e grave në financa dhe të mbështesë zhvillimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë përmes përmirësimit të të dhënave, produkteve financiare dhe praktikave institucionale. Duke iu bashkuar kësaj iniciative, KEP Trust riafirmon përkushtimin për të kontribuar në një sistem financiar më gjithëpërfshirës dhe për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave sipërmarrëse në Kosovë.
Në kuadër të këtij angazhimi, KEP Trust merr përsipër këto zotime:
Lidership dhe angazhim institucional
- Emërimi i një përfaqësuesi institucional për koordinimin dhe promovimin e zbatimit të WE Finance Code si dhe emërimi i ambasadorëve për mbështetjen e grave sipërmarrëse në degët rajonale të institucionit.
- Pjesëmarrje aktive në iniciativat dhe proceset e sektorit financiar që synojnë avancimin e qasjes së grave në financa.
- Bashkëpunim me institucionet relevante për zhvillimin e praktikave dhe standardeve që mbështesin bizneset e drejtuara nga gratë.
Zhvillimi i kapaciteteve dhe kulturës institucionale
- Promovimi i barazisë gjinore përmes politikave gjithëpërfshirëse të burimeve njerëzore dhe praktikave të drejta në punësim dhe zhvillim profesional.
- Zbatimi dhe promovimi i standardeve të barazisë gjinore brenda institucionit, përfshirë paga të barabarta, mundësi të barabarta për avancim dhe zhvillim të lidershipit.
- Organizimi i trajnimeve për stafin mbi barazinë gjinore dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse.
- Organizimi i aktiviteteve dhe trajnimeve për klientet gra me qëllim forcimin e kapaciteteve të tyre sipërmarrëse.
Të dhënat, produktet dhe mbështetja për bizneset e grave
- Zhvillimi dhe përmirësimi i produkteve dhe shërbimeve të tjera të përshtatura për bizneset e drejtuara nga gratë.
- Përmirësimi i mbledhjes dhe analizës së të dhënave të ndara sipas gjinisë për të kuptuar më mirë nevojat e klientëve.
- Përdorimi i të dhënave dhe analizave për të rritur qasjen e grave në financa dhe për të mbështetur zhvillimin e bizneseve të tyre.
- Përdorimi i mjeteve analitike dhe dashboard-eve të WE Finance Code për analizimin e të dhënave të ndara sipas gjinisë.
Nëpërmjet këtyre veprimeve, KEP Trust synon të kontribuojë në krijimin e një ekosistemi financiar më të barabartë dhe më gjithëpërfshirës për gratë sipërmarrëse.
