Rreth nesh

Për ne

KEP Trust u themelua në vitin 1999 nga “ICMC – International Catholic Migration Commission”, Gjenevë dhe “Klubi i Afaristëve të Prizrenit”. Aktualisht, është institucioni lider në sektorin e mikrofinancave në Kosovë i cili u ofron klientëve një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve financiare.


Përmbushja e qëllimeve financiare të klientëve dhe ndërtimi i lidhjeve të vazhdueshme me ta është në qendër të aspiratave të KEP Trust. Në këtë mënyrë KEP kontribuon direkt në krijimin e vendeve të punës, duke i dhënë një shtytje të madhe zhvillimit të ekonomisë së përgjithshme të vendit.

Krahas qendrës kryesore në Prishtinë, KEP Trust ka krijuar një rrjet prej 31 degëve moderne në të gjithë vendin, duke i sjellë shërbimet e veta sa më afër qytetarëve të Kosovës. Misioni i KEP Trust është përmirësimi i standardit të jetesës dhe përkrahja e zhvillimit ekonomik të vendit duke siguruar shërbime financiare për individë dhe biznese.


KEP është i regjistruar në Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (tani Banka Qendrore e Kosovës) që nga viti 2000, dhe që atëherë ka funksionuar si institucion mikrofinanciar lokal.

Misioni social

KEP është një institucion financiar inovativ, i krijuar me një mision të qartë social që të përmirësojë standardin jetësor të qytetarëve dhe të përkrahë zhvillimin ekonomik të vendit duke ofruar shërbime financiare dhe jo financiare për individë dhe biznese.

Një nga objektivat kryesore sociale të KEP është zvogëlimi i varfërisë në mesin e komuniteteve. Ne besojmë se kjo arrihet përmes përkrahjes së grupeve që nuk kanë kanë qasje apo që kanë qasje të kufizuar në burimet financiare.

Për më tepër KEP organizon dhe përkrahë financiarisht ngjarje dhe iniciativa të ndryshme në nivel lokal dhe regjional, të cilat mundësojnë promovimin e vlerave të ndryshme kulturore, sociale dhe sportive.

Bordi i drejtorëve

We’re always on the lookout for passionate, dynamic, and talented individuals.

Ekipi menaxhues

We’re always on the lookout for passionate, dynamic, and talented individuals.

Struktura organizative

Powerful, self-serve product and growth analytics to help you convert, engage, and retain more users. Trusted by over 4,000 startups.