Analist Kreditor

Vendi: Besianë

Afati i aplikimit: 21/03/2019 - 27/03/2019

KEP Trust, është  institucion  micro-financiar  lider ne Kosovë, me 31 dege  dhe  me mbi 200 punonjes.

KEP Trust ofron mundësi të punësimit dhe perspektivë të mirë për karrierë dhe avansim personal për individë me ambicie, profesionalizëm dhe përkushtim për standarde të larta të performancës.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Bën procesimin dhe monitorimin e kredive në përputhshmëri me objektivat dhe rregulloret e organizatës;
  • Asistimi i klientëve ne procesin e aplikimit për kredi/kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm;
  • Mbledhja, analizimi dhe verifikimi i informatave në lidhje me procesimin e kredive;
  • Ben analizen financiare dhe verifikon kapacitetin e biznesit te klientit;
  • Prezentimi i kerkesave per kredi se bashku me analizat e nevojshme në Komisionin për kredi;
  • Menaxhimi i kualitetit te portfolios( ripagesave mujore të kredive të aprovuara)

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Shkalla Universitare në Financa/Kontabilitet, Ekonomi apo edhe fushë tjetër, eshte e obliguar.
  • Pervoja e punes ne pozita te ngjashme ne Institucione Financiare/Mikrofinanciare eshte perparesi
  • Gjykim të mirë dhe aftësi të mira te vendim-marrjes;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit; iniciativë dhe kreativitet;
  • Aftësi të mira analitike;
  • Leja e vozitjes e domosdoshme

 Shënim: Do të kontaktohen vetëm kandidatët e selektuar në listë të ngushtë.