Zyrtar Mbeshtetes i deges

Vendi: Kamenicë

Afati i aplikimit: 16/10/2020 - 21/10/2020

KEP Trust është institucion micro-financiar ne Kosovë, me 31 dege dhe mbi 200 punonjes. KEP Trust orfron mundësi të punësimit dhe perspektivë të mirë për karrierë dhe avansim personal për individë me ambicje, profesionalizëm dhe përkushtim për standarde të larta të performancës.

Ne kërkojmë kandidatë me entuziazëm dhe kualifikim për të plotësuar poziten vijuese:

Zyrtar Mbeshtetes i deges

Lokacioni:   Kamenic(1) (Nr. ref: KEP 006/2020)

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Ofrimi i përkrahjes efektive në arritjen e objektivave të degës;

  • Të sigurojë se vizitorët dhe klientët e KEP Trust asistohen dhe këshillohen në mënyrën e duhur;

  • Ofrimi i shërbimit miqësor dhe profesional ndaj klientëve përgjatë procesimit të transaksioneve të klientëve;

  • Disbursimi i kredive dhe pranimi i ripagesave te kesteve te kredise nga klientët;

  • Ekzekutimi i pagesave dhe dëftesave të pagesës në para të gatshme;

  • Regjistrimi i parave të gatshme të pranuara dhe të paguara me kujdes dhe vëmendje;

  • Përgjegjës për bilancin e saktë të parave të gatshme në çdo moment;

  • Siguron regjistrimin me kohë dhe të saktë të të dhënave të klientit nga forma e aplikacionit për kredi dhe forma e analizës së kredisë, ndryshimet në detajet e kontaktit, numrat e telefonit etj. në databazat përkatëse të KEP Trust-it;

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Shkalla Universitare në Ekonomi apo edhe fushë tjetër, eshte e obliguar

  • Aftësi të mira kompjuterike dhe njohuri të programeve kompjuterike të Microsoft Office.

  • Aftësi për të punuar në një ambient dinamik të punës dhe të jetë fleksibil.

  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen

Afati i fundit për aplikim është 21 tetor 2020

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!