KEP i kushton vëmendje të veçantë analizimit të rasteve të kredive në mënyrë që efektet nga investimet përmes tyre të jenë në harmoni me ambientin ku jetojmë dhe veprojmë.
Veç kësaj, që nga fillimi i operimit KEP ka ndërmarrë hapa konkret në përkrahje të iniciativave të ndryshme të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së grupeve të caktuara dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.
Sporti në nivel kombëtar, është ndër fushat ku KEP përkrah iniciativa të ndryshme. Në këtë drejtim, vlen të ceket përkrahja e vazhdueshme e Federatës së Hendbollit të Kosovës në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve të përfaqësueses, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.
Në anën tjetër, përkrahja financiare për grupet dhe personat në nevojë është një pikë tjetër, ku përmes iniciativave dhe kërkesave të caktuara, KEP ndanë mjete financiare të cilat ndihmojnë në zbutjen e gjendjes së vështirë të këtyre grupeve.
Krahas sportit dhe ndihmës së ofruar për organizata apo persona të ndryshëm në nevojë, institucioni ynë mbështet edhe iniciativa kulturore anembanë Kosovës.