KEP Trust, në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), ofron një seri dritaresh kreditimi të dizajnuara për të mbështetur zhvillimin e biznesit dhe sipërmarrësinë në Kosovë. Ky bashkëpunim synon të lehtësojë qasjen në financa për klientët e KEP Trust, për sektorë dhe grupe të ndryshme biznesesh, duke përfshirë bujqësinë, gratë ndërmarrëse, start-up-et dhe bizneset standarde.
Dritarja Agro
KEP Trust mbështet bizneset në bujqësi përmes Dritares Agro, e cila synon të lehtësojë investimet në sektorin agro.
Përfitimet kryesore:
- Mbulim kolaterali deri në 60% nga FKGK, duke lehtësuar nevojën për kolateral;
- Përshpejtim i procesit të aprovimit;
- Rritje e besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së biznesit në treg.
Kriteret kryesore:
- Shuma e kredisë: 3,001 – 25,000 €
- Afati i maturimit: 3 – 60 muaj
- Statusi: Biznes i regjistruar, NIF
- Qëllimi: Investime në sektorin Agro
Për detaje të dritares Agro në FKGK kliko në linkun: DRITARJA AGRO – Kosovo Credit Guarantee Fund
Dritarja për Gratë në Biznes
KEP Trust synon të fuqizojë gratë ndërmarrëse përmes Dritares për Gratë në Biznes duke ofruar kredi me mbulim të kolateralit dhe mundësi për të forcuar pozicionin e biznesit në treg.
Përfitimet kryesore:
- Mbulim kolaterali deri në 70% nga FKGK, duke lehtësuar nevojën për kolateral;
- Përshpejtim i aprovimit të kredive;
- Rritje e besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së biznesit.
Kriteret kryesore:
- Shuma e kredisë: 5,001 – 25,000 €
- Afati i maturimit: 3 – 60 muaj
- Statusi: Biznes i regjistruar
- Qëllimi: Investime në biznes (kapital punues ose investime për rritje dhe qëndrueshmëri)
Për detaje të dritares për Gratë në Biznes në FKGK kliko në linkun: Dritarja Gratë në Biznes – Kosovo Credit Guarantee Fund
Dritarja Standard
KEP Trust përmes Dritares Standard mbështet bizneset e vogla dhe të mesme për financime të reja, duke ofruar mundësi kredi me mbulim të kolateralit.
Përfitimet kryesore:
- Mbulim kolaterali deri në 50% nga FKGK, pjesa tjetër mund të sigurohet nga kolaterali i klientit;
- Përshpejtim i procesit të aprovimit;
- Rritje e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të biznesit.
Kriteret kryesore:
- Shuma e kredisë: 5,001 – 25,000 €
- Afati i maturimit: 3 – 60 muaj
- Statusi: Biznes i regjistruar
- Qëllimi: Vetëm investime të reja në biznes (kapital punues ose investime për rritje)
Për detaje të dritares Standard në FKGK kliko në linkun: DRITARJA STANDARDE – Kosovo Credit Guarantee Fund
Dritarja Start-Up
Dritarja Start-Up mbështet bizneset e reja dhe sipërmarrësit që janë themeluar brenda 12 muajve të fundit, duke ofruar kredi me mbulim të kolateralit.
Përfitimet kryesore:
- Mbulim kolaterali deri në 80% nga FKGK;
- Përshpejtim i aprovimit të kredive;
- Rritje e besueshmërisë dhe mundësi për zhvillim të shpejtë të biznesit.
Kriteret kryesore:
- Shuma e kredisë: 5,001 – 25,000 €
- Afati i maturimit: 3 – 60 muaj
- Statusi: Biznes i regjistruar brenda 12 muajve të fundit
Qëllimi: Investime të reja në biznes (kapital punues ose investime për rritje)
Për detaje të dritares Start-Up në FKGK kliko në linkun: DRITARJA START-UP – Kosovo Credit Guarantee Fund