Investoni sot, kurseni në vazhdim!
Përfitoni financim deri në 25,000 EUR, me afat kthimi deri në 60 muaj.
Me Kredinë e Gjelbër nga KEP Trust, investoni në zgjidhje që ju ndihmojnë të kurseni energji dhe ujë, të ulni shpenzimet dhe të rrisni efikasitetin në shtëpinë, biznesin apo fermën tuaj.
Çka mund të financoni?
Kredia e Gjelbër ju mundëson financimin e investimeve të ndryshme, si:
Për shtëpi:
✓ Panele solare dhe sisteme për ruajtjen e energjisë
✓ Pompa të nxehtësisë dhe ngrohës solarë të ujit
✓ Izolim termik, dritare dhe dyer me efikasitet energjetik
✓ Kondicionerë dhe pajisje shtëpiake me konsum të ulët të energjisë dhe ujit
✓ Ndriçim LED
Për biznes:
✓ Sisteme solare, bateri dhe inverterë
✓ Ndriçim LED për hapësira afariste dhe prodhuese
✓ Motorë elektrikë, pompa dhe sisteme për menaxhimin efikas të energjisë
✓ Pajisje dhe dhoma frigoriferike efikase
✓ Izolim termik, dritare, dyer dhe fasada me performancë të lartë termike
✓ Karikues për automjete elektrike
Për bujqësi:
✓ Sisteme efikase të ujitjes dhe pompa solare
✓ Panele solare për ferma dhe agropërpunim
✓ Sisteme për grumbullimin e ujit të shiut dhe ujitje precize
✓ Pajisje efikase për sera
✓ Pajisje për ftohjen dhe ruajtjen e produkteve bujqësore dhe qumështit
✓ Tharëse diellore për produkte bujqësore
Përfitimet kryesore:
✓ Normë preferenciale të interesit
✓ Pa taksë administrative
✓ Financim i përshtatur sipas investimit dhe kapacitetit pagues
✓ Mundësi për financimin e një ose më shumë investimeve të gjelbra
✓ Mundësi për plan pagese të përshtatur me të hyrat sezonale për sektorin e bujqësisë
Investoni në zgjidhje efikase dhe kurseni në vazhdim!