Klienti Gasper Hajdaraj është klient i KEP që një kohë të gjatë. Ai është një fermer i ri në moshë, por me një eksperiencë të konsiderueshme.
Siç shprehet edhe ai vetë, në vitin 2012 Gasperi kishte aplikuar për kredi në disa banka, mirëpo për arsye të ndryshme nuk kishte gjetur përkrahjen e duhur. Por ai nuk u dorëzua dhe aplikimi në degën KEP në Gjakovë doli të jetë i suksesshëm.
Në vitin 2013 ferma e tij posedonte vetëm 5 lopë dhe disa viça, ndërsa pas përkrahjes nga KEP, ferma e tij sot numëron 23 lopë dhe 19 viça.
Bashkëpunimi nuk ndalet me kaq dhe pas kthimit të kredisë së parë, KEP vazhdon përkrahjen ndaj tij, me ç’rast mundësohet financimi i blerjes së makinerive të nevojshme, renovimi i shtallës dhe blerja e një traktori. “Të gjitha këto më kanë ndihmuar në hapjen e tokës punuese që dikur ishte djerrinë. Për tri vite kam zgjeruar 6 hektarë tokë punuese, ndërsa deri në vitin 2020 planifikoj t’i zgjeroj edhe katër hektarë” shprehet Gasperi.
Në fund, ai thotë se makineritë dhe pajisjet tjera të nevojshme të blera përmes kredisë nga KEP, ia kanë bërë më të lehtë jetën dhe punën në fermë, prandaj thotë se ndihet falënderues ndaj të gjithë atyre që e ndihmuan në rrugëtimin e tij të suksesshëm.