Klientja Rukije Mala merret me tregti, shet veshje kombetare si dhe veshje te femrave. Biznesi eshte biznes familjare dhe ekziston me shume se 40 vite ne familjen e saj. Dyqani gjendet ne Qarshine e gjate. Rukija i takon komunitetit Egjiptian dhe eshte e njohur ne qytetin e Pejes per biznesin e saj atraktiv.
Qe nga viti 2000 eshte kliente e KEP-it kur dhe ka filluar me kredi grupore qe te dal me vone ne kredi individuale dhe tani eshte ne ciklin e 14 te kredise. Gjate ketyre cikleve klientja ka investuar ne biznes dhe ka pasur mundesi te zgjerimit te biznesit te saj vazhdimisht.
“Jam shume e kenaqur me sherbimet e KEP-it e falenderoj KEP-in per sherbime korrekte dhe te shpejta dhe qe me eshte gjetur gjithnje prane dhe me ka mundesuar investimin ne Biznes sa here qe kam pasur nevoje dhe me kete kam siguruar ekzistencen ne familjen time” – ka thene ajo.