Zyrtar i Teknologjisë Informative për Siguri

Raporton Tek:
Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative

Prishtinë

Orari i Plotë

Ka skaduar më:

30.10.2025

Lokacioni: Zyra Qendrore, Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 23/2025)
Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Mirëmbajtja dhe përditësimi i kontrolleve të sigurisë për sisteme, rrjeta, qendrën e te dhënave
    dhe pajisjet tjera
  • Planifikimi dhe implementimi i sistemeve të sigurisë në infrastrukturën e Teknologjisë
    Informative
  • Instalimi, konfigurimi dhe menaxhimi i LOG Server/SIEM
  • Monitorimi i ngjarjeve (Events) të gjeneruara nga sistemet dhe pajisjet (përmes SIEM dhe
    veglave tjera)
  • Krijimi i raporteve përkatëse
  • Administrimi i zgjidhjeve te sigurisë (firewall, Endpoint Protection , vulnerability
    management, …)
  • Instalimin e përditësimeve përkatëse të sigurisë në sisteme operative dhe aplikacione tjera
  • Pjesëmarrje në implementimin e projekteve të ndryshme në aspektin e sigurisë
  • Zbaton, mirëmban dhe përditëson politikat dhe procedurat relevante
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Kualifikim universitar në drejtimet Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo të
    ngjashme është përparësi
  • Përvoja paraprake në fushën e sigurisë së IT-së;
  • Njohuri të sistemeve operative MS Windows dhe Linux;
  • Njohuri mbi rrjetat kompjuterike
  • Njohuri mbi teknologjitë për virtualizim (Hyper-V dhe VMware);
  • Njohuri bazike të bazave të të dhënave
  • Posedimi i certifikatave të pranueshme ndërkombëtarisht në lëmine e IT sigurisë apo sigurisë
    kibernetike është përparësi;
  • I/e aftë të punoj në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Patent shoferi.

 

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/karriera. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 30 tetor 2025

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne anen e djatht, duke klikuar apliko. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.