Sektori privat në Kosovë do të përfitojnë nga kredia e BERZH-it prej €3 milion për institucionin më të madh mikrofinanciar të Kosovës, KEP Trust. Këto fonde do të shpërndahet në formë të kredive për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) lokale dhe me pronësi private, që përbëjnë një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë dhe me rritjen më të shpejtë. Kredia do të përmirësojë qasjen e bizneseve në financim duke ndihmuar në zgjerimin e kreditimit të KEP.
Ndërmarrësit mikro dhe të vegjël, individët me të ardhura të ulëta dhe familjet rurale shpesh kanë vështirësi për qasje në financim. KEP e adreson këtë duke ofruar financim për këto segmente përmes 31 degëve në mbarë Kosovën. Pothuajse gjysma e portofolit të kredive të KEP është për sektorin e rezidencial.
I themeluar në vitin 1999, KEP është regjistruar si organizatë joqeveritare në vitin 2002, dhe si institucion mikrofinanciar gjithashtu. KEP u bë klient i BERZH-it në vitin 2006 kur Banka ofroi një linjë kredie për ndërmarrjet e vogla. Sot KEP është ndër institucionet kryesore financiare përmes të cilëve Banka arrin deri te NMVM-të e mbështetura pamjaftueshëm në Kosovë.
Që nga fillimi i operacioneve të veta në Kosovë, BERZH ka investuar €345 milion në vend përmes 60 projekteve. Në Kosovë, Banka fokusohet në zhvillimin e sektorit privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturë.