Thirrje për përditësimin e të dhënave

Të nderuar Klient të KEP Trust

Ju njoftojmë se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi ne Republikën e Kosovës, KEP Trust është e obliguar që të bëjë përditësimin  e të dhënave të klientëve rregullisht.

KEP Trust është duke e bërë përditësimin e të dhënave të klientëve, andaj ftohen të gjithë klientët e KEP Trust që të vizitojnë degën më të afërt për t’u njoftuar me informatat dhe dokumentet e nevojshme që nevojiten për t’u plotësuar të dhënat.

KEP Trust ka provuar të gjitha format e kontaktimit (bazuar në informatat që ju keni lënë në KEP Trust) për të ju informuar lidhur me këtë proces, andaj në rast se për shkak të ndryshimit të kontakteve tuaja personale në ndërkohë, ju nuk keni pranuar njoftimin për përditësim të dhënave, me këtë shpallje ju bëjmë thirrje të përgjithshme që ju t’i përgjigjeni ftesës.

Pas këtij njoftimi, ju keni kohë 30 (tridhjetë) ditë kalendarike për t’u paraqitur në zyrat e KEP Trust. Në rastet kur ju për çfarëdo arsye nuk mund të vini në zyrat e KEP Trust gjatë afatit të cekur, ju mund të kontaktoni me qendrën e thirrjeve të KEP Trust në numrin 038245011 apo në posten elektronike: info@keponline.net.

Në vijim gjeni listën e dokumenteve që klienti duhet të ketë me vete kur të vizitoj degën e KEP Trust për të konfirmuar të dhënat personale:

  • Letërnjoftimi apo Pasaporta valide nga Republika e Kosovës
  • Dokument për verifikim të adresës (faturë të rrymës, ujit ose dokument që përmban adresën tuaj të banimit- fatura jo me e vjetër se 3 muaj).