Kredi Kredi e gjelbër – GEFF

Kredia e gjelbër është dizajnuar nga GEEF dhe ofrohet nga KEP për t’i mundësuar klientëve financim të pajisjeve e projekteve që mundësojnë kursim të energjisë. Duke shtuar këtë produkt në gamën e kredive, KEP synon që të ketë ndikim edhe më të theksuar në përmirësimin e kushteve sociale e mjedisore.

Në vazhdim janë shënuar disa nga investimet që mund të realizohen përmes kësaj kredie.

  • Izolim i çatisë
  • Izolim i mureve
  • Izolim i dyshemesë
  • Blerje e dritareve me xham të dyfishtë/trefishtë
  • Blerje e dyerve të jashtme
  • Investim në pompa të nxehtësisë
  • Investim në sistem diellor fotovoltaik
  • Investim në panele diellore për ujë të ngrohtë
  • Investim në ndriçim efiçient
  • Investim në ventilim
  • Investim në bojler efiçient me gas apo biomasë

Përfitimet

Me aplikimin e masave të cekura më lartë, klientët mund të përfitojnë:

  • Grant deri në 20% të vlerës së kredisë
  • Kursim të energjisë
  • Rritje të vlerës së pronës
  • Ambient të pastër

Kushtet dhe kërkesat

  • Kredi në vlerë prej 200 deri në 25,000 EUR
  • Afat pagese deri në 60 muaj
  • Pa taksë administrative
  • Pa garantues dhe pa kolateral për vlerat e kredisë deri në 5,000 EUR

Programi GEFF është një program i BERZH i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian https://ebrdgeff.com/kosovo/al/

Në këtë link mund të qaseni në kalkulatorin që ju mundëson të kalkuloni se sa para dhe energji mund të kurseni në shtëpinë tuaj https://calculator-wb.ebrdgeff.com/kosovo/al

Kredi Kredi e gjelbër – GEFF

Kalkulatori

Kalkulo