Kjo Marreveshje Bashkepunimi, ka per synim zhvillimin e nje bashkepunimi te ndersjellte ne sektorin e bujqesise ne vendin tone, me c’rast KEP tani do kete mundesine te jete edhe me afer klienteve dhe bujqeve qe t’u ofroje atyre sherbime edhe me te shpejta dhe te favorshme financiare. Gjithashtu, KEP do ofroj kushte edhe me te favorshme ne treg per bujqit permes kredive te shpejta bujqesore.
KEP-i u ofron qasje te gjithe qytetareve te vendit ne sherbimet financiare te veta dhe do jete vazhdimisht i fokusuar ne mbeshtetjen dhe ngritjen e metutjeshme te sektorit te bujqesise ne Kosovë.
KEP Trust, eshte institucion mikrofinanciar qe ka shtrirje ne tere territorin e Republikes se Kosoves me 33 deget e saja, permes se cilave u sherben me shume se 13,500 klienteve aktiv ne te gjithe vendin. KEP deri me sot ka investuar ne sektorin e bujqesise mbi 50 milion euro (ne forma te ndryshme kreditimi) me c’rast mbi 30% e tere portofolios kreditor te institucionit perbehet nga kredite bujqesore.