Konkurs per punë praktike

Vendi: Prishtinë

Afati i aplikimit: 18/03/2022 - 25/03/2022

KEP Trust , është  institucion  micro-financiar  lider ne Kosovë, me 31 dege  dhe  me mbi 200 punonjes.   KEP Trust ofron mundësi të punësimit dhe perspektivë të mirë për karrierë dhe avansim personal për individë me ambicie, profesionalizëm dhe përkushtim për standarde të larta të performancës.

KEP Trust kërkon student qe jane ne vitet e fundit te studimeve apo në prag të diplomimit në mënyrë që të asistojnë në aktivitetet e institucionit: KEP ju ofron mundësi qe te perfitoni experience para profesionale relavante per karrieren tuaj te metutjeshme-profesionale.

KEP Trust kerkon : Praktikant/e në Qendrën e Thirrjeve

Lokacionet:Zyra Qendrore, Prishtine

Periudha e punës praktike: 6 muaj, me mundësi punësimi

Kualifikimet e kërkuara:

  • Student ne drejtimet: Banka dhe Financa, Administrim Biznesi, Kontabilitet, Matematike Financiare;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Njohja e Microsoft Office;
  • Motivim i lartë, iniciativë dhe aftësi për të mësuar shpejtë;
  • Njohja e gjuheve lokale;
  • Preferohet që kandidati/ja të ketë përvojë pune të komunikimit me palë përmes rrjeteve sociale.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen


Afati i fundit për aplikim është  25 mars 2022.

Shenim:Ne interviste ftohen vetem kandidatet te cilet plotesojne kushtet e kerkuara