Albina Kapuqi prodhon vepra artistike dhe punë dore për dasmat në vendlindjen e saj në Pejë. Ajo mbështetet në këto të ardhura për të mbajtur familjen e saj të përmbërë prej pesë anëtarësh. Ajo ka marrë kredinë e parë nga KEP përmes një kredie grupore në vitin 2001, në vlerë prej 700 Eurosh dhe e ka përdorur këtë kapital për blerjen e më shumë pajisjeve dhe lëndës së parë me qëllim të zgjerimit të biznesit.
Albina deklaron se kredia e marrur në KEP i ka ndihmuar vërtetë që të zgjerojë biznesin e saj dhe tani është në ciklin e pestë të kredisë. Veç kësaj, Albina gjithashtu thekson se do të donte ta rekomandojë KEP-in tek të tjerët për shkak të shërbimeve të shpejta dhe të sakta dhe asistencës së njerëzishme të ofruar nga stafi i KEP-it.
“Kur jam kthyer në Kosovë menjëherë pas luftës, kam filluar gjithçka nga pika zero. Tani, me kreditë që kam marrë nga KEP kam një biznes prodhues, kam përmirësuar standardin e jetesës për familjen dhe kam riparuar shtëpinë time.”; – Albina Kapuqi