Blerim Lleshi

Blerim Lleshi ka në pronësi një dyqan në Pejë ku ai prodhon dhe shet jorganë. Me të ardhurat e fituara nga kjo ndërmarrje ai mban familjen e tij me pesë anëtarë. Blerimi ka marrë kredinë e parë nga KEP përmes një kredie grupore në vitin 2000 në vlerë prej 700 Eurosh, të cilën e ka përdorur për rritjen e kapaciteteve për prodhim dhe shitje. Blerimi tani është në ciklin e shtatë të kredisë dhe thekson se është mirënjohës për mundësinë e ofruar nga KEP. Blerimi deklaron se KEP i ka mundësuar atij të ketë qasje në kredi dhe si rezultat ai ka pasur shtimin e të ardhurave të cilat i ka shfrytëzuar për mbajtjen e familjes së tij.

“Kur jam kthyer në Kosovë pas luftës kam filluar gjithçka nga pika zero, dhe si rezultat i punës sime dhe asistencës apo kredisë së marrë në KEP, tani kam në pronësi biznesin që merret me prodhimin, dyqanin për shitje të produkteve dhe një kafiteri. Kam mundur gjithashtu të përmirësoj standardin e jetesës për familjen time dhe gjithashtu kam riparuar shtëpinë. Më janë hapur dyert për të përparuar edhe më tepër.”; – Blerim Lleshi