Luan Qukani

Luan Qukani kujdeset dhe mbanë familjen e tij shtatë anëtarëshe nga biznesi i tij i zejtarisë në Gjakovë. Ai ka shfrytëzuar kredinë e parë prej 1400 Eurosh për të zgjeruar biznesin e tij dhe për blerjen e pajisjeve të reja. Tani ai posedon kredi në ciklin e tretë në KEP dhe se është optimist për të ardhmen dhe njëkohësisht planifikon të vazhdojë me zgjerimin e biznesit. Luani thot se i pëlqen fakti që shpërndarja e kredisë nga KEP është e shpejtë dhe vlerëson gjithashtu sjelljen e njerëzishme të stafit të KEP-it. Para së gjithash, atij i pëlqen mënyra se si është zgjeruar biznesi i tij dhe fakti se është përmirësuar standardi i jetesës për të dhe familjen e tij.

“Kredia nga KEP më ka ndihmuar shumë. Zanati me të cilin merrem unë është shumë i vjetër dhe interesant. Më vjen mirë që KEP ka besuar në punën time dhe në zhvillimin e biznesit tim.”; – Luan Qukani