Lulzim Sylejmani ka një restoran në Mitrovicë. Jetesa e familjes së tij katër anëtarëshe varet nga suksesi i biznesit të Lulëzimit. Lulëzimi ka marrë fillimisht një kredi nga KEP në vlerë prej 1000 DEM, për të bërë riparime në restoranin e tij.
Pasi i ka kryer ato riparime, sot Lulzimi është në ciklin e nëntë të kredisë dhe ka një biznes të suksesëshëm, që ia atribuon asistencës që ka marrë nga KEP. Natyrisht, që në të ardhmen ai planifikon të vazhdojë me zgjerimin e biznesit të tij.
“Pas luftës, me asistencën e siguruar nga KEP, unë faktikisht kam arritur të kem kapitalin që e posedoj sot.” – Lulzim Sylejmani