Naim Blakaj është bashkë-pronar i biznesit familjar në Istog, që merret me prodhimin e metaleve të ndryshme të cilat i shfrytëzon për nevoja të prodhimit dhe për qëllime të tjera industriale. Naimi, bashk me dy anëtarë të tjerë të familjes, varet nga ky biznes izolimi, për të mbajtur tërë familjen e tyre të gjerë.
Kredia e parë e Naimit me KEP-in ka qenë në shumën prej 1,000 DM. Naimi është tani në ciklin e katërt të kredisë dhe bashkë me partnerët e tij, po planifikojnë zgjerimin e biznesit të tyre për t’u marrur më pastaj edhe me prodhimin e dyerëve dhe dritareve.
“Kreditë që kam marrur në KEP kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe për biznesin tim familjar, sepse kam arritur të dëpërtoj në treg dhe kjo ka mundësuar që kompania ime tani të ketë emër në këtë rajon. .”