Shaban Halitaj

Shaban Halitaj ka në pronësi një biznes në Kovrage, që merret me prodhimin e orendive dhe të shkallëve nga druri për shtëpitë. Suksesi i biznesit të Shabanit nuk është jetik vetëm për të, por edhe për mirëqenien e 10 anëtarëve të familjes së tij të cilët i mbanë nga aktivitetet e biznesit të tij.

Kredia e parë e Shabanit me KEP-in ka qenë në shumën prej 2500 Eurove. Shabani tani është në ciklin e tretë të kredisë dhe po e shfrytëzon atë për zgjerim të hapsirave të punës dhe për të shtuar kapacitetet me qëllim që të plotësoj kërkesat e tregut lokal.

“Mendoj që KEP-i e ka marrë me seriozitet përkrahjen për ne prodhuesit. KEP-i ka pasur një ndikim pozitiv në rritjen e kapaciteteve të punës. Kam arritur të përfshihem në treg gjë që ka ofruar mundësinë që kompania ime tani të ketë emër dhe reputacion në tërë Istogun.” – Shaban Halitaj