Shenaj Kadriu

Shenaj Kadriu jeton dhe punon në Mitrovicë, ku ai posedon një dyqan kafshësh shtëpiake. Në të vërtetë ai shet aty shpezë të egra, peshq dhe lule me ç’rast shfrytëzon të ardhurat nga ky biznes për të mbajtur të pesë anëtarët e familjes së tij. Shanaj ka përdorur kredinë e tij të parë nga KEP në vlerë prej 500 Eurosh për zgjerim të biznesit të tij dhe deklaron se është shumë i kënaqur me rezultatet. Shenaj tani është në ciklin e tretë të kredisë dhe planifikon të shfrytëzoj shërbimet e KEP-it për zgjerim të mëtejmë të biznesit të tij.

“Kam bërë shumë ndryshime pozitive përmes kredive që kam marrë në KEP dhe kjo është arsyeja e funksionimit të mirë të biznesit tim. Falënderoj KEP-in dhe njëkohësisht stafit të KEP-it i dëshiroj gjithë të mirat”; – shprehet Shenaj Kadriu.